Diaboliket
  • Published:
  • Formats:
    eBook
  • Main Genre:
    General Fiction
  • Purchase:
  • Share:
“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave.Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake.“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze.“Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.
Age Level
Sub-Genres
Click on any of the links above to see more books like this one.



EDITIONS
Sign in to see more editions
    • First Edition
    • Barbey d'Aurevilly
    • eBook



View the Complete Barbey D'Aurevilly Book List